Agjencia Zhurnal.mk

Zyrtare: Albian Ajeti nënshkruan me gjigantin skocez, Celtic

Klubi i madh skocez, Celticu ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti nga West Hami.

Sulmuesi shqiptar ka ndërruar ambient, pasi nga Liga Premier ka vendosur të transferohet në Superligën e Skocisë për të vazhduar karrierën.

Është vet klubi skocez Celtic që ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Ajetit në një marrëveshje katërvjeçare.

“Klubi i Futbollit Celtic është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e sulmuesit reprezentues zviceran, Albian Ajeti, i cili i është bashkuar klubit në një marrëveshje katër vjeçare nga West Ham United”.

“23-vjeçari kaloi sezonin e kaluar në skuadrën e Ligës Premier angleze, pasi i kaloi dy vitet e kaluara në skuadrën e Superligës së Zvicrës, FC Basel”, thuhet në njoftimin e klubit skocez.

Sulmuesi shqiptar do ta bart fanellën me numër 10 te Celticu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...