Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zyrtare: Alena transferohet te Getafe

Barcelona ka konfirmuar se Carles Alena është huazuar te Getafe deri ën fund të edicionit 2020/21.

Klubi nga Madridi do të marrë përsipër pagën e lojtarit, e që është edhe pjesë e marrëveshjes mes të dyja klubeve.

Mesfushori ka luajtur në 43 ndeshje për skuadrën e parë të Barcelonës, duke shënuar tri gola.

Në këtë edicion, Alena ka arritur t’i bëjë vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat, me dy që vijnë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.

Lojtari është produkt i akademisë së La Masia, derisa debutimin në skuadrën e parë e kishte bërë në Kupën e Mbretiti në edicionin 2016/17.

Alena ishte bërë zyrtarisht lojtarë i skuadrës së parë nga edicionin 2018/19, derisa në janar të vitit 2020 ishte huazuar te Betisi, ku kishte realizuar 19 paraqitje, gjersa kishte shënuar vetëm një herë.

Postime të ngjashme

Klopp: Kjo është një ditë e re e vështirë për të gjithë në Liverpool

Z H

All Star Game, skuadra e LeBron fiton bindshëm, Antetokounmpo MVP i sfidës

Z H

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Z H

Laporta: Messi do të qëndrojë, lojtari më i mirë në botë e dashuron Barçën

Z H

Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

T E

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...