Zyrtare: Arsenali kompleton transferimin e portierit Ramsdale

Arsenali ka kompletuar transferimin e portierit anglez Aaron Ramsdale.

 

Portieri anglez është bashkuar me skuadrën londineze nga Sheffield United.

23-vjeçari është bashkuar me Topçinjtë për 24 milionë funte, plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh.

Detajet e kontratës nuk janë zbuluar, por besohet se portieri ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin londinez.

Ramsdale do ta bartë fanellën me numër 32 tek skuadra e re.

Portieri anglez ka bërë karrierë edhe te Bournemouth dhe Sheffield United së fundmi, ku falë paraqitjeve të mira u bë edhe pjesë e Kombëtares së Anglisë.

Megjithatë deri më tani 23-vjeçari ende nuk ka debutuar me ‘Tre Luanët’.

Reprezentuesi anglez ka kryer edhe stërvitjen e parë me Topçinjtë, derisa është i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Chelseat. 

Related posts

Inzaghi prezantohet te Interi, paralajmëron transferime

Z H

Jorginho shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në këtë vit

D V

Saul në bisedime me Liverpool

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com