Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Joan Garcia

nga D. V.

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga rivalët e urryer lokal, Espanyoli.

Klubi nga Camp Nou ka kompletuar tashmë transferimin e parë të verës.

Bëhet fjalë për portierin e talentuar spanjoll, Joan Garcia, i cili vjen nga Espanyoli për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Garcia do të prezantohet të premten nga Barcelona dhe do të nenshkruj një kontratë gjashtëvjeçare.

“FC Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit Joan Garcia. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro”.

“Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona”, thuhet në njoftim e Barçës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More