Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

 

Krasniqi ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës është lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

“Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës. Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit. Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, nuk ka kandidat sikur Bedri Hamza.

“Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë. Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/351533336345403

Related posts

Limaj pas dëshmisë së Simmons: A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

D V

ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 505 milionë euro

N E

Tahiri, Kurtit për vizitat jashtë shtetit: Pas helmimit të qytetarëve në Deçan do të duhej të ktheheshe në vend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com