Zyrtare: Bersant Celina rikthehet te Ipswichi

Ipswich Town ka konfirmuar se ka transferuar Bersant Celinën në formë huazimi nga Dijoni.

 

Reprezentusi i Kosovës do të qëndrojë me skuadrën ku ishte edhe në të kaluarën për një sezon.

Celina bëhet transferimi i 18-të i tyre në këtë verë, e që ata duan të ndërtojnë një skuadër të fuqishme.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ipswich bëri të ditur se 24-vjeçari kishte paraqitje të mira edhe herën e kaluar kur ishte në huazim nga Manchester City, andaj vendosën që edhe tani ta kenë në huazim.

Kujtojmë se lojtari shqiptar karrierën profesionale e kishte filluar te Citizens, duke u huazuar më pas te Twente, duke iu bashkuar më pas Swanseas, për të kaluar më pas te Dijoni, skuadër kjo që aktualisht e posedon kartonin e tij. 

Related posts

Ukraina – Anglia, formacionet e mundshme

D V

Tre gjigantët evropianë e duan Cristian Romeron

D V

Strakosha shënon një autogol të pabesueshëm, menjëherë bëhet viral në rrjetet sociale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More