Agjencia Zhurnal.mk

Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e pesë lojtarëve

Chelsea ka konfirmuar sot (1 korrik) largimin e pesë lojtarëve nga skuadra, pasi kontrata e tyre ka skaduar.

Skuadra londineze ka konfirmuar se Gary Cahill, së bashku me portierin anglez Rob Green janë larguar nga klubi.

Sulmuesi Gonzalo Higuain, po ashtu, është larguar nga Stamford Bridge, pasi huazimi i tij nga Juventusi ka përfunduar.

Nga Blutë e Londrës janë larguar edhe portieri Eduardo e Kyle Scott, pasi londinezët nuk kanë shfaqur interesim që t’ua vazhduar kontratat.

Cahill bëri 291 paraqitje për Chelsean, duke shënuar 25 gola. Ndërsa, Green u largua nga skuadra londineze, pasi vendosi që të pensionohej nga futbolli.

Eduardo që ishte i huazuar sezonin e kaluar te Vitesse Arnhem, nuk kishte arritur të debutojë asnjëherë te ‘The Blues’, gjersa Scott kishte bërë vetëm një paraqitje te skuadra londineze në fitoren 4-0 ndaj Hull Cityt në vitin 2018. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...