Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zyrtare: Dënohen Ibrahimoviç dhe Lukaku

Grindja në fushë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut bëri xhiron e botës, pasi ishte një episod aspak i këndshëm për t’u parë në derbin e Milanos, megjithatë dy sulmuesit duket se ia kanë hedhur paq.

Kjo pasi Gjykata Sportive në Itali ka vendosur t’i pezullojë vetëm me një javë dy futbollistët, pra aq sa parashikon kartoni i kuq i Ibrës dhe i verdhi i Lukakut, që plotësoi numrin e dy kartonëve të verdhë të marrë në Kupën e Italisë.

Arbitri Paolo Valeri duket se u ka bërë një nder të madh dy sulmuesve, liderë në skuadrat përkatëse, pasi nuk ka shënuar asgjë ekstra për përplasjen mes tyre, por është mjaftuar vetëm me vendimet që dha në fushën e lojës.

Megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë, pasi Prokuroria Federale mund të ndërhyjë edhe pa procesverbalin e arbitrit, e të marrë në shqyrtim provat televizive për të dënuar dy protagonistët e sherrit aspak të këndshëm në derbi.

Gjithsesi ky organ pranë Federatës Italiane të Futbollit nuk është shprehur ende nëse do të marrë në konsideratë rastin në fjalë, apo do të arkivojë vendimin e marrë nga Gjykata Sportive paraditen e sotme.

Postime të ngjashme

Milani, opsioni i vetëm për Josip Ilicic

D V

Ramadani para takimi me Bodo/Glimt: E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e disiplinuar dhe taktikisht shumë e fortë

D V

Përse Interi duhet ta shesë Lukakun

D V

Shiten brenda 24 orësh të gjitha biletat për takimin e zjarrtë mes Joshuas dhe Usyk

D V

Kaloi testet mjekësore me sukses, Kaoi Jorge duket se ka treguar edhe numrin që ka përgjedhur në fanellë

D V

Heung-Min Son ‘godet’ Harry Kane pas kërkesës për largim, ‘pëlqen’ foton e cila e paraqet anglezin me zero trofe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...