Agjencia Zhurnal.mk

Zyrtare: Dybala lë pas Ronaldon, shpallet futbollisti më i mirë në Serie A

Paulo Dybala e ka mposhtur bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo për çmimin e më të mirit të edicionit 2019/20 në Serie A.

Serie A ka njoftuar se Dybala e ka fituar këtë çmim të martën, me Ronaldon që dështoi ta mbrojë këtë epitet, shkruan “Zeri.info”.

Argjentinasi është zgjedhur si futbollisti më i mirë për edicionin 2019/20.

Ndërkohë, prurja më e re e Juventusit, Dejan Kulusevski e ka fituar çmimit e futbollistit të ri më të mirë në Serie A pas një edicioni fantastik te Parma.

Çmimin e portierit më të mirë e mori “gardiani” i Juventusit, Wojciech Szczesny, ndërkaq, Stefan de Brij, Alejandro Gomez dhe Ciro Immobile fituan çmimet kryesore për fazën e mbrojtjes, mesfushës dhe respektivisht sulmit.

Dybala ka shënuar 11 gola në 33 paraqitje në Serie A këtë edicion, si dhe ka dhuruar 11 asistime.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...