Zyrtare: Francisco Conceicao, lojtar i ri i Juventusit

nga D V

Klubi italian, Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Francisco Conceicao, nga Porto.

Zonja e Vjetër ka vazhduar me përforcime në këtë verë, pasi dëshiron të jetë sa më konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Pasi ka kompletuar transferimet e Michele Di Gregorio, Douglas Luiz, Khephren Thuram, Juan Cabal, Pierre Kalulu dhe Nico Gonalez, Juventusi ka njoftuar një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor portugez, Conceicao, i cili tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Juventusit.

“Një tjetër shtesë e re e familjes Bianconeri është tashmë zyrtare: ajo e Francisco Conceicao, i cili arrin në Torino si huazim për këtë sezon”, thuhet në njoftim.

Juventusi ka njoftuar se huazimi deri më 30 qershor 2024 se do t’i kushtojë shtatë milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More