Zyrtare: Granit Xhaka rinovon me Arsenalin

Granit Xhaka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për të rinovuar kontratën.

 

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ishte lidhur me një largim nga The Gunners në këtë verë, derisa kërkohej nga Roma.

Giallorossët ishin të bindur se do të arrin marrëveshje me Xhakën pas Kampionatit Evropian, mirëpo Arsenali e bindi që të qëndronte në Emirates.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, mesfushori konfirmoi se ka rinovuar kontratën.

“Shtëpi është aty ku është zemra. Vërtetë krenar që vazhdojë kontratën te Arsenali”, është mbishkrimi i lënë në foto nga Xhaka.

Arsenali ende nuk ka ofruar detaje se sa vite kontratë ka nënshkruar lojtari i tyre, por besohet të jetë edhe për tre vitet e ardhshme. 

https://www.instagram.com/p/CS8vpYtACsX/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Agim Ademi në përurimin e shtatores së Fadil Vokrri: Kulmi dhe synimi i tij ishte antarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA

D V

“Si t’i shpjegoj djalit tim se asnjë ekip nuk më do?”, Wilshere vjen me një intervistë ku tregon histori interesante nga karriera

Redaksia

“Anglia më e fortë”, Sheva: Episodet vendosën ndeshjen, më i miri u dëmtua

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More