Agjencia Zhurnal.mk

Zyrtare: Interi e kompleton transferimin e Godinit me parametra zero

Interi e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin ish-anëtarit të Atletico Madridit, Diego Godin, në një marrëveshje trevjeçare.

Mbrojtësi 33-vjeçar në muajin maj kishte bërë të ditur se do të largohej nga skuadra spanjolle, duke qenë se kontrata e tij të skadonte më 30 qershor.

Nerazzurët kanë njoftuar në orët e para të 1 korrikut për transferimin e mbrojtësit veteran uruguaian.

Prezantimi i Godinit te Interi do të ndodhë në këto ditë, pasi ai ka marrë pjesë me Uruguain në Kupën e Amerikës.

“Interi njofton se është arritur marrëveshja me Diego Godinin për një kontratë që skadon më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Godin ishte njëri ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së El Cholchoneros, derisa në vitin 2010 ishte transferuar nga Villarreali, e që nga atëherë kishte zhvilluar 300 paraqitje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...