Zyrtare: John Terry largohet nga Aston Villa

Aston Villa ka konfirmuar se John Terry është larguar nga klubi pas tre vitesh qëndrimi.

 

Legjenda e Chelseat ishte asistent i trajnerit Dean Smith për tre vite në Villa park, duke u larguar në këtë verë.

Ishte viti 2018 kur Terry kaloi te Aston Villa si asistent trajneri, duke ndihmuar skuadrën që të rikthehej në Ligën Premier.

Tani, 40-vjeçari mori vendim që të largohej, derisa pritet që të fillojë karrierën e trajnerit.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të kisha kaluar këto tre vitet e fundit në Aston Villa, por unë mendoj se tani është koha e duhur për të marrë vendimin jashtëzakonisht të vështirë për të lëvizur përpara”, ka thënë Terry.

Legjenda angleze pritet që në ditët e ardhshme të konfirmojë të ardhmen e tij. 

Related posts

Laporta iu drejtohet tifozëve të Barcelonës pas humbjes së turpshme ndaj Bayern Munich

D V

Armando Broja me kontratë të re te Chelsea, do të luajë për ekipin e parë

Z H

Zyrtare: Artim Shaqiri, trajner i ri i FC Schaffhausenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com