West Ham United ka njoftuar se spanjolli Julen Lopetegui do të jetë trajneri i tyre i ri, duke zëvendësuar David Moyesin e larguar.
Klubi londinez nuk ka qëndruar gjatë duarkryq, pasi ka gjetur menjëherë pasuesin e Moyesit.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin spanjoll, Lopetegui, i cili do ta marr drejtimin e klubit nga sezoni i ri.
Është vet klubit londinez që ka njoftuar emërimin e spanjollit me anë të faqes së tyre zyrtare.
“Jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Julen Lopetegui si trajner i ri i klubit për meshkuj”.
“Ish-trajneri i Spanjës, Portos, Real Madridit dhe Sevillas do të nisë zyrtarisht punën më 1 korrik”, thuhet në njoftimin e londinezëve.
West Hami nuk ka njoftuar kohëzgjatjen e kontratës për trajnerin spanjoll.