Telenovela ka mbaruar më në fundë.
Geoffrey Kondogbia do të jetë lojtari i ri i Atlético pasi është arritur marrëveshja me Valencian për 15 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare.
Lojtari i Valencias, i cili nuk ka qenë në dispozicion të Gracia në dy ndeshjet e fundit në kampionat, më në fund do të kthehet në fushë me Los Rojiblancos.
Atletico e ka blerë mesfushorin francez si zëvendësim të Thomas Partey, i cili kaloi te Arsenal në ditët e fundit të merkatos.