Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zyrtare, Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.

Sot në këtë ceremoni solemne virtuale u firmos formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.

Postime të ngjashme

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Shtohet numri i rasteve me COVID-19 në spitale, aktualisht po trajtohen 106 pacientë

D V

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...