Zyrtare: Man City bën goditjen e parë në këtë afat kalimtar, nënshkruan për pesë vite me Savinhon

nga D V

Manchester City ka nënshkruar me anësorin brazilian Savinho, i njohur si Savio, i cili vjen nga skuadra franceze Troyes, me lojtarin që ka nënshkruar deri në vitin 2029.

Vlera e transferimit kap një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro, që do të shkojnë te klubi francez, i cili sikurse Man City dhe Girona është pjesë e City Football Group.

20-vjeçari është nënshkrimi i parë i verës për Man Cityn për sezonin 2024/25, ku synojnë të fitojnë titullin e pestë të Ligës Premier.

Savinho pati një sezon të jashtëzakonshëm në huazim te Girona sezonin e kaluar pasi ndihmoi skuadrën spanjolle të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Ai shënoi 11 gola dhe kontribuoi me 10 asistime, ndërsa klubi katalunas përfundoi i treti pas Real Madridit dhe Barcelonës.

Savinho tha se Man City është aktualisht “skuadra më e mirë në botë” dhe se ai është i emocionuar që do të punojë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, të cilin ai e quajti “një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More