Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zyrtare: McGregor rikthehet në kafaz në janar

Conor McGregor do të rikthehet në kafazin e UFC-së më 23 janar kundër Dustin Poirier, ka njoftuar presidenti i UFC-së, Dana White.

Edhe pse vendi i këtij meçi nuk dihet ende, White ka lënë të kuptohet se ka shumë mundësi të mbahet në Abu Dhabi, transmeton Gazeta Express.

Ky njoftim e bën zyrtar rikthimin e McGregorit në kafazin e UFC-së, edhe pse Poirier e kishte konfirmuar meçin kundër irlandezit ditë më parë.

Edhe vetë McGregor kishte thënë për ESPN se kishte nënshkruar marrëveshje për të luftuar kundër Poirier më 23 janar.

Irlandezi e ka mposhtur Poirierin në takimin e tyre të parë më 2014.

McGregor do të rikthehet në kafaz gati një vit nga lufta e fundit. Më 18 janar 2020 ai e kishte mposhtur Donald Cerronen dhe e kishte njoftuar pensionimin.

Në qershor, McGregor e njoftoi pensionimin nga UFC-ja për herë të tretë në katër vjetët e fundit, por pas meçit me Poirier ai mund ta organizojë një meç boksi me Manny Pacquio.

Postime të ngjashme

Itali 3-0 Zvicër, notat e Xhakës dhe Shaqirit përballë italianëve magjikë

Dafina Vidishiqi

Italia mposht Zvicrën, kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Dafina Vidishiqi

Italia nuk ndalet, Locatelli shënon një tjetër super gol

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Sergio Ramos nesër i jep lamtumirën Real Madridit

Dafina Vidishiqi

Gattuso mund të largohet nga Fiorentina vetëm dy javë pas emërimit të tij

Dafina Vidishiqi

Pandev thotë se Maqedonia e Veriut është gati për Ukrainën: Duhet të bëjmë figurë të mirë, nuk kemi çfarë të humbim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...