Zyrtare: Pjaca huazohet nga Juventusi te Torino

Marko Pjaca është larguar nga Juventusi për t’u bashkuar rivalit lokal, Torino, në formë huazimi me opsionin e blerjes.

 

Mesfushori kroat e ka kompletuar transferimin gjatë të mërkurës, ndërsa opsioni i sugjeruar mund të shndërrohet në obligim blerjeje në rast se ai regjistron një numër të caktuar paraqitjesh me klubin e ri.

Sipas njoftimeve në mediat italiane, çmimi eventual i transferimit të përhershëm besohet të jetë ndërmjet pesë dhe shtatë milionë euro.

“Marko Pjaca do të luajë te Torino në sezonin e radhës pas huazimit brenda qytetit që është bërë zyrtar. Marrëveshja e huazimit do të jetë valide deri më 30 qershor 2022, me të drejtën e blerjes”, thuhet në njoftimin e Juves.

Futbollisti nga Zagrebi iu bashkua Zonjës së Vjetër në vitin 2016, ndërsa ka qenë i huazuar te Schalke 04, Fiorentina, Anderlecht dhe Genoa.

Related posts

Drilon Ibrahimi theu rekordin shtetëror edhe pse gara për të në Lojërat Olimpike përfundoi

D V

Lewandowski nuk është në shitje këtë verë

D V

Arsenal 0-2 Chelsea, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com