Zyrtare: Pjanic bashkohet me kampionin turk, Besiktas

Miralem Pjanic është larguar nga Barcelona pas një viti qëndrim në Camp Nou.

 

Në fakt ka qenë një vit i tmerrshëm për boshnjakun, që nuk arriti të lë gjurmë te Barcelona.

Pasi dështoi largimi i tij nga Barcelona në drejtim të Juventusit, tani në shtator ka ardhur oferta e re për boshnjakun.

Është kampioni në fuqi i Turqisë, Besiktas që e ka marrë në huazim një vjeçar mesfushorin.

Sipas asaj që ka njoftuar Besiktas, ata do t’ia paguajnë 30 për qind pagën lojtarit apo 2,75 milionë euro derisa pjesën tjetër Barcelona.

Boshnjaku ishte i lidhur me një rikthim në Itali, ku skuadra si  Juventusi, Roma, Napoli dhe Fiorentina e donin, por në fund ai nuk i bindi plotësisht ata që ta merrnin atë.

Përkundër entuziazmit të madh për të luajtur te Barcelona, Pjanic nuk ka arritur të lë gjurmë në La Liga.

Në 30 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Pjanic nuk ka shënuar e asistuar asnjëherë.

Besiktas ka publikuar një video të Pjanic, i cili do të bashkohet me ta pas ndeshjeve të Kombëtareve. 

Related posts

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

Anglia shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Italisë

D V

Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More