Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Drita ka zyrtarizuar transferimin e radhës, duke nënshkruar me sulmuesin maqedonas, Marko Simonovski.

Sulmuesi sezonin e shkuar ka luajtur te Feronikeli, ku në të dyja garat kishte shënuar 14 gola.

“Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!”

“Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër”.

Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!Marko Simonovski është…

Posted by Drita FC on Friday, June 18, 2021

“Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit! Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!”

“Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgatitjet që klubi po i bënë për ndeshjet e Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Simonovski ka një karrierë të bujshme si futbollist, duke luajtur për klube si RNK Split, Lahti, FC Voluntari, Amkar Perm e Shakhter Karagandy.

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...