Agjencia Zhurnal.mk.

Zyrtare: Tottenhami ‘blindon’ Heung-min Son me kontratë të re

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me yllin e tyre, Heung-Min Son.

Ylli nga Koreja e Jugut ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham ka njoftuar klubi londinez.

Spurs konfirmoi se një nga yjet e tyre më të mëdhenj ka rënë dakord për kushte të reja në një video në Twitter, shoqëruar me një mesazh në gjuhën amtare të Son, në të cilën thuhet “historia e tij vazhdon”.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka nënshkruar një marrëveshje të re katër-vjeçare, e cila vlen deri në verën e 2025.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar një kontratë të re katër-vjeçare me llubin, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kapiteni i Koresë së Jugut, 29 vjeç, ka shënuar 107 gola dhe ka shtuar 64 asistime në 280 paraqitje në të gjitha garat që kur u bashkua me ne nga Bayer Leverkusen në gusht të 2015.

Related posts

Gjermania mund të ketë gjashtë klube në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

D V

Garë mes tre klubeve londineze për Dominic Solanken

D V

Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy