Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zyrtare/Xhaferi njofton për tentativat për të arritur marrëveshje për Ligjet

Shkup, 31 mars – Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi informon se edhe përkundër tentativave dhe këmbënguljes gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve të faktorëve politik në vend për arritjen e marrëveshjes për seanca në të cilën do të votoheshin Ligji për regjistrim dhe zgjatja e gjendjes së krizës, marrëveshja nuk është arritur.

Në njoftimin e lëshuar për mediat nga kabineti i Xhaferit theksojnë se të gjitha grupet ishin dakorduar derisa ASH dhe AA  kanë qenë kundër, ndërsa për rrjedhën e mëtejshme do të informojnë nesër.

Njoftimi

Ju njoftoj se edhe krahas këmbënguljes sime gjatë gjithë ditës për harmonizimin e qëndrimeve të të gjithë faktorëve politikë në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe mbajtjes së të dyja seancave në të cilat do të votoheshin Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vitin 2021 dhe Propozim Vendimi për vazhdimin e afatit të vazhdimit të gjendjes së krizës, afati i të cilit theksoj se skadon sonte në ora 24.00, nuk u arrit marrëveshje. Të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehën gatishmëri për mbajtjen e seancave, përveç Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Për rrjedhën e mëtejshme do ju informojmë gjatë ditës së nesërme.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...