Agjencia Zhurnal.mk

Zyrtari amerikan: Të moshuarit gati të sakrifikohen,mos bllokoni ekonominë

Dan Patrick, zëvendës guvernatori i Teksasit shokoi mbarë opinionin publik në një intervistë për FOX News në SHBA, ku deklaroi se për hir të së ardhmes së vendit dhe familjes së tyre shumë të moshuar amerikanë, përfshirë ai vetë, do të preferonte të rrezikonte jetën duke u infektuar me koronavirus, sesa të vazhdonte bllokimi i ekonomisë dhe institucioneve amerikane.

“Kjo nuk më bën një hero, ose kurajoz. Mendoj  se ka shumë gjyshër që e mendojnë si unë, dhe që kanë si prioritet të ardhmen e fëmijëve”, tha zyrtari i Teksasit, duke shtuar se kishte marrë qindra telefonata mbështetjeje, që refuzojnë me çdo kusht kolapsin ekonomik.

Këto fjalë vinë pasi presidenti amerikan Donald Trump, sinjalizoi lehtësim të masave të sigurisë.

“Vendi ynë nuk është bërë që të izolohet. Në fund të periudhës 15 ditore, ne do të vendosim se si do të vijojmë dhe ku synojmë të shkojmë. Po flasim për rihapjen e aktiviteteve të bizneseve në vendin tonë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...