Zyrtari i DASh-it viziton KQZ-në, njoftohet rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit

nga L. M

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Lyn Debevoise, zëvendësdrejtorin për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit për media, Radoniqi e njoftoi Debevoise për përgatitjet që KQZ-së është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim po ashtu thuhet se Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More