Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka arritur në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë e ku po mbahen të bllokuar 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë.
Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.
Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.
“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikë kalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.