Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zyrtari i LDK-së: S’është faji i tre deputetëve tanë nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se faji për dështimin e mundshëm të zgjedhjes së presidentit nuk është i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotit, Agim Veliut e Driton Selmanajt, raporton Gazeta Express.

Rugova ka pyetur se a ka dikush guxim të merret edhe me deputetët e partive tjera opozitare që nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Rugova i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që t’u dalë në mbrojtje tre deputetëve të LDK-së që nuk morën pjesë në procesin e votimit për president.

“Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja. Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!”, ka shkruar Rugova.

Pozita dje dështoi ta zgjedhë Vjosa Osmanin presidente të Kosovës. Në raundin e parë të votimit, i cili u përsërit dy herë, Osmani nuk arriti që t’i bëjë 80 vota në kuti. Një seancë tjetër për zgjedhjen e saj në pozitën e shefes së shtetit është caktuar sot në orën 17:00.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...