Zyrtarisht filloi program global Accelerate2030 në vendin tone

Shkup, 22 korrik – Seavus Accelerator dhe Biznes Impakt Lab, me partnerët strategjikë UNDP dhe FIZHT zyrtarisht e filluan programin më të madh global Accelerate2030 në vendin tonë.

 

Këtë vit, për herë të parë, shtatë startap dhe sipërmarrës maqedonas të cilët përmes punës së tyre krijojnë ndikim në komunitet, duke zgjidhur sfida të rëndësishme sociale, mjedisore ose sfida të tjera që lidhen me Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, kanë mundësinë të jenë pjesë e Accelerate2030.

Pjesëmarrës aktivë në Accelerate2030 nga Maqedonia janë: AirCare, Technology Technologies, Mama Organa, Bintern, eBionics, Photonyca dhe The Generation Impact.

Në kuadër të programit Accelerate2030, startapët e përzgjedhur përmes platformës onlajn do të ndjekin sesione globale me sipërmarrës nga e gjithë bota, të plotësuara nga një program kombëtar i mentorimit dhe seanca individuale.

Nga Programi i përshpejtuesit Accelerate 2030 informojnë se sipërmarrësit më të mirë nga faza kombëtare do të nominohen për të hyrë në fazën globale të udhëhequr nga Impact Hub Geneva dhe duke filluar me Javën Globale të Shkallëzimit në Gjenevë, Zvicër në Nëntor 2021, i përqendruar në rrjetëzimin me partnerë globalë dhe të tjerë startup-et. Për fillestarët e zgjedhur në fazën globale, mbështetja vazhdon në gjashtë muajt e ardhshëm, e përqendruar në hyrjen në tregje të reja, në bashkëpunim me partnerët globalë nga Gjeneva.//Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Qytetarët e shohin dallimin midis punës së përgjegjshme të LSDM-së dhe qëndrimit të papërgjegjshëm të VMRO-së

N E

MPB: Dje në vendkalimet kufitare janë zbuluar 11 PCR teste të falsifikuara

N E

Vetëm katër plazhe në Strugë kanë angazhuar shpëtues, pushuesit në rrezik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More