Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zyrtarit serb, Petar Petkoviq i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

Zhurnal Ads

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë, drejtorit i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktrive.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se i është ndaluar hyrja në Kosovë, drejtorit i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktrive.

Lexoni të plotë postimin:

Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës.

Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive,

Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!);

Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik;

Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit;

Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë!

Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen NATO-s në Kosovë

admin

​3 mijë e 130 raste aktive me COVID-19

admin

Ish-ministri zbulon prapaskenat e koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së

T E

Policia gjermane kontrollon një autobus me mërgimtarë, iu gjejnë thasë me speca

T E

Të shtëna armësh në një qendër tregtare në Mitrovicë

S.B.

Gjykata Kushtetuese nesër mban seancën, vendoset fati i qeverisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...