Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zyrtarja e OKB-së paralajmëron luftë civile në Myanmar

Ushtria po intensifikon shtypjen e protestuesve që kundërshtojnë grushtshtetin.

E dërguara e Kombeve të Bashkuara në Mianmar, Christine Schraner Burgener, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ky vend përballet me mundësinë e luftës civile, derisa ushtria po intensifikon shtypjen e protestuesve që kundërshtojnë grushtshtetin.

Në një takim me dyer të mbyllura, Burgener u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për të parandaluar “katastrofën”, por nuk tha se çfarë saktësisht duhet bërë.

Mianmari është “duke rrëshqitur në një shtet të dështuar”, tha ajo, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Ky vend, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga trazirat prejse ushtria ka marrë pushtetin, më 1 shkurt.

Së paku 500 njerëz besohet se janë vrarë në protesta.

Ushtria ka vënë nën arrest shtëpiak udhëheqësit e zgjedhur dhe ka premtuar zgjedhje të reja pas një viti.

Por, protestuesit thonë se duan rikthimin e menjëhershëm në demokraci.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Myanmarit.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...