Shkup, 8 maj – Kompania turke Xhağataj Kablo, e cila tashmë një kohë të gjatë punon në kuadër të ZZHTI Shkup 1, do të investojë 6 milionë euro në zgjerimin e prodhimit të saj duke ndërtuar një objekt të ri prej rreth 10.000 metra katrorë, i cili do të sjellë 200 vende të reja pune, bënë të ditur sot nga Drejtoria e ZZHTI-së.
Kjo fabrikë e re, e cila do të jetë dyfish më e madhe e asaj ekzistuese, jo vetëm që do të krijojë vende të reja pune, shtohet në kumtesë, e njëjta do të sjellë edhe teknologji të reja, gjë që në fakt është për shkak të qasjes së përmirësuar të qeverisë së re.
Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, sot në Stamboll vizitoi kompaninë dhe realizoi takim me Ahmet Shemshetin Koroglu, kryetar i Këshillit. Ai theksoi se ky investim, i cili u paralajmërua në korrik të vitit të kaluar, është provë e besimit të investitorëve të huaj në klimën e qëndrueshme ekonomike dhe mbështetjen e ofruar nga shteti. Dimovski theksoi se si institucion në bashkëpunim me Qeverinë, Drejtoria për ZZHTI do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje aktive dhe transparente për të gjithë investitorët e huaj.
Nga na e menaxhmenti është shprehur mirënjohje për mbështetjen nga Drejtoria, si një nga faktorët kryesorë për zgjerimin e këtij investimi, i cili do të sjellë vlerë të shtuar në ekonominë kombëtare.
“Pas zgjerimit të paralajmëruar në korrik të vitit të kaluar, kjo fazë e dytë e investimit nga ana e Xhagataj Kablo do të thotë besim shumë më i madh në qeveri dhe në sistem, i cili sipas tyre po funksionon shumë mirë”, nënvizohet në kumtesën e Drejtorisë për ZZHTI.
Përndryshe, Xhagataj Kablo prodhon tela dhe kabllo për industrinë e automobilave. Ata furnizojnë prodhuesit kryesorë të autobusëve, traktorëve, makinerive të ndërtimit, kamionëve, automjeteve komerciale, kondicionerëve, makinave të pastrimit dhe automjeteve speciale të aeroportit.