12 vjet nga heqja e stemës së Kosovës në fletëvotime

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë dymbëdhjetë vjet më parë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të nëntorit 2013, të jetë logoja e KQZ-së.

Deri në atë kohë, në fletëvotime ishte e vendosur stema e Republikës së Kosovës.

Autoritetet në Beograd patën kërkuar që në fletëvotimet e 3 nëntorit të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës, pasi në të kundërtën, nuk do t’iu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së ishte mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Atifete Jahjaga, e cila atë kohë mbante postin e presidentes së Kosovës, pati inkurajuar KQZ-në që në përputhje me mandatin të gjejë zgjidhje që respekton kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Kosovës dhe siguron pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet komunale të 3 nëntorit. /KosovaPress/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More