26-vjetori i Masakrës së Izbicës – Mbahet tubim përkujtimor, nderohen të rënët për liri

nga D. V.

Sot është 26-vjetori i Masakrës së Izbicës së Skenderajt, në të cilën u masakruan 147 civilë shqiptarë.

Në 26-vjetorin e kësaj masakre, është mbajtur tubim ku kanë marrë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familje të dëshmorëve drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit e deputetë të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe një numër i madh i madh i qytetarëve, shkruan Telegrafi.

“Për t’i nderuar të rënët e kësaj masakre, janë vendosur buqete me lule të freskëta te Lapidari në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, ndërsa është mbajtur edhe tubimi, ku janë mbajtur fjalime dhe është shprehur respekti i përjetshëm për të gjitha viktimat e Masakrës së Izbicës, për nder të 26 vjetorit të asaj ngarje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas tubimit, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Afrim Xhemajlit, e cila kishte shërbyer si furrë buke e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kohën e luftës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More