Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 28 nëntorin, nga Vlora, vendi ku 112 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Ai ka thënë se sot kjo ditë festohet “me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën”.“E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka marrë pjesë në shënimin e festës së pavarësisë të organizuar nga institucionet e Shqipërisë.Ai ka ndarë fotografi ku shihet bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali