3 veta lëndohen rëndë në një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar

nga D. V.

Më 18.11.2025, rreth orës 12:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, pranë “Kryqëzimit të Mavrovës”. Një automjet “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga I.R. (39) nga Kërçova, është rrokullisur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjere 14-vjeçare nga f. Strelec e Kërçovës dhe A.V. (24) nga Rumania kanë marrë lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.

Inspektimi i aksidentit është kryer nga ekipi i DPB Gostivar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More