300 punësime të reja, “Gentherm” me investim prej 30 milionë euro në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 3 korrik – Një investim i ri nga industria automobilistike vjen nga kompania Gentherm, me vlerë mbi 30 milionë euro. Gentherm tashmë ka një investim në Prilep dhe tani po zgjerohet me linja të reja prodhimi. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kjo do të mundësojë punësime të reja dhe rritje të prodhimit industrial në vend.

“Sipas planit afarist të kompanisë, investimi do të jetë mbi 30 milionë euro dhe do të krijohen deri në 300 vende të reja pune. Bëhet fjalë për sisteme të integruara për industrinë automobilistike – me pajisje të reja teknologjike, linja të automatizuara dhe prodhim modern. Kjo do ta rrisë ndjeshëm eksportin dhe është një prodhim i teknologjisë së lartë që dëshmon se jemi konkurrues edhe në atë treg”, theksoi kryeministri Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More