Shkup, 9 tetor – 54 % e të rinjëve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash. Por, vetëm 8% e të rinjëve besojnë se institucionet luftojnë kundër korrupsionit. Këto rezultate kanë dalë nga hulumtimi i projektit “Të rinjët në RMV. Hallka kryesore në ndërtimin e shoqërisë pa korrupsion”, që e kanë realizuar Analitika Tink Tenk, Organizata e Grave nga Strumica dhe Iniciativa për integrim qytetar Gostivar.
“Hulumtimi i rreth 500 të rinjëve nga rajonet e Shkupit, Pollogut dhe Juglindor, konkretisht komunat, Shkup, Gostivar dhe Strumicë tregoi se rreth 50% e të rinjëve janë përballur me problemin e korrupsionit, posaçërisht në fushën e korrupsionit, blerje notash, blerje diplomash. Por, inkurajuese është fakti se gjysma e të rinjëve kanë deklaruar se nëse egzistojnë mekanizma të duhur dhe të sigurtë, do ta denonconin korrupsionin”.
Ata njoftuan se kanë krijuar aplikacion celular të quajtur “Zëri kundër korrupsionit”, në të cilin të rinjtë mund ta denoncojnë korrupsionin dhe të mbeten anoninm.
“Ky projekt na mundëson të krijojmë dhe të lëshojmë në përdorim aplikacion celular i cili mundëson denoncimin anonim të korrupsionit. Por, përmban edhe materiale edukative të cilat mund t’i përdorin të rinjtë në sistemin e tyre formal ose joformal”.
Gjithashtu u shprehën se ky projekt ka vërtetuar se të rinjtë nuk janë pjesë e problemit, por janë pjesë e zgjidhjes së tyre.