66 persona arrestohen për zjarrvënie brenda gjashtë muajve

nga Xh M

Shkup, 27 tetor – Policia e Maqedonisë së Veriut në periudhën prej prillit e deri në tetor ka arritur të arreston 66 persona në lidhje me zjarret në hapësirat e hapura.

“Nga data 01.04.2025 deri me datën 27.10.2025, janë regjistruar gjithsej 2,197 zjarre në hapësirë të hapur, me ç’rast janë privuar nga liria 66 persona, ndërsa pas ndërmarrjes së masave janë ngritur 45 kallëzime penale”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.

Prej prillit e deri në tetor, janë gjetën 27 persona që lëviznin në pyll pa leje.

Kujtojmë se gjatë muajit gusht dhe shtator u raportuan zjarre një sërë zjarresh nëpër deponi, si në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë. E gjithë kjo kulmoi me zjarrin në Trubarevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More