77-vjeçari në paraburgim në Serbi, familja thirrje institucioneve të Kosovës: Është në gjendje të rëndë psikologjike

nga D. V.

U arrestua në mënyrë arbitrare nga autoritet serbe në Merdarë, por që nga 8 shtatori i këtij viti (2025) 77-vjeçari Haziri Haziri po mbahet në burgun e Serbisë mbi pretendimet gjoja për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999, raporton Ekonomia Online.

Me ç’rast familja e tij po kërkojnë ndihmën e institucioneve të shtetit që ta ndihmojnë për ta kthyer në Kosovë, duke theksuar se ai nuk është në gjendje e tij psikologjike është e rënduar emocionale.

Vajza e tij, Kaltrina Haziri tregon për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online se babai i saj ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shpjegim.

“Fillimisht ai është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë për disa orë e më pas është transferuar në një nga qendrat e paraburgimit në Beograd me një masë ndalese prej 48 orësh. I është ngritur një aktakuzë për krime lufte në Kosovë me 1999 me një masë paraburgimi prej 30 ditësh”, tregon vajza e Hazirit.

Ajo thotë ta kenë vizituar të atin, meqenëse komunikimi përmes telefonit nuk i është lejuar. Derisa tregon për gjendjen e tij shëndetësore thotë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

“Ne e kemi vizituar disa herë personalisht sepse komunikimi me telefon nuk i është mundësuar. Gjendja e tij psikologjike është e rënduar dhe emocionalisht po e përjeton shumë rëndë sidomos duke pasë parasysh moshën e tij. Ai  nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe këtë e ka vërtetuar dhe avokati që ne e kemi angazhuar, pra i kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore dhe ai është duke u mbajtur pa asnjë provë, evidencë dhe dëshmi tash e tre muaj”, tha ajo.

Sa i përket institucioneve ajo tregon se komunikim kanë pasë vetëm me përfaqësuesin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Ajo ka një thirrje për institucionet e Kosovës.

“Thirrja jonë është shumë e qartë. Kërkojmë që institucionet e Kosovës të bëjnë gjithçka të mundur për lirimin sa më të shpejtë të babait tonë”, tha ajo

Ndërkohë që një ditë më parë Serbia ka arrestuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Avni Qenaj.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se pasi ka marrë informacionin për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga Serbia i është drejtuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë me kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet e ndalimit dhe vendndodhjen aktuale të tij.

MPJD tha se po ashtu për këtë rast e ka njoftuar delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi “duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra”.

“Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, tha MPJD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More