80-vjetori i OKB, Spiropali: Shqipëria në krah të vlerave që prodhojnë siguri dhe integrim

nga L. M

Në New York ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, si dhe Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali shkruan në rrjetet sociale se “Shqipëria qëndron më e qartë dhe më e vendosur se kurrë në krah të vlerave që prodhojnë siguri, zhvillim e integrim”.

Spiropali u takua me ministrin e jashtëm të Estonisë, Margus Tsahkna, me të cilin folën mbi situatën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga katë avionë luftarakë rusë, si dhe me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatović, i cili i përcolli Ministres Spiropali urimet e tij për marrjen e detyrës së re si drejtuese e MEPJ.

Mëngjesin e së hënës, Spiropali iu bashkua tryezës së Ministrave të Jashtëm të nismë Adriatiko-Joniane, i pari në Nju Jork nën Presidencën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, Spiropali theksoi angazhimin për bashkëpunim rajonal dhe për një të ardhme evropiane të përbashkët të rajonit Adriatiko-Jonian.

Rreth orës 13.15, Spiropali pritet të mbajë një fjalë në selinë e OKB për “promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More