nga D V

Dua Lipa ka treguar se ka arritur të xhirojë një video muzikore në Budapest dhe Nimes në Francë në mes të turneut të saj “Radical Optimism”.

Dua bëri një postim në Instagram duke ndarë një sërë fotografish magjepsëse nga turneu.

“Dhe në mes të gjithë kësaj ne arritëm të xhironim edhe një videoklip në Budapest… Nimes, Francë. Turneu veror vazhdon”.
Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” dukej mahnitëse në secilën prej imazheve që ka shpërndarë.

Fotoja e radhës e shfaqte atë në skenë gjatë një koncerti.

Foto: Screenshot/Instagram

Fotot e tjera përfshinin një kolazh fotosh nga afër të Duas dhe një foto nga udhëtimi i saj i fundit në Capri.

Postimi përmbante edhe disa video.

Videoja më e pëlqyer nga fansat ishte një klip i shkurtër i Duas duke i thënë “Hi cutie” Jennie-t të BLACPINK.

Autorja e “Houdini” ka dokumentuar shpesh turneun e saj në Instagram.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More