Bogujevci: Disa deputetë janë shprehur të gatshëm të votojnë Haxhiun me votim të fshehtë

nga D. V.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka deklaruar se disa deputetë kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Deklarata e saj vjen para tentativës së 26-të për konstituimin e legjislaturës së re, që deri më tani ka dështuar për shkak të mungesës së konsensusit dhe votave të mjaftueshme.

“Nëse duam të ecim përpara dhe ta konstituojmë Kuvendin, deputetët duhet të votojnë në përputhje me Kushtetutën. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos marrë shumë kohë për të dhënë opinionin e saj lidhur me çështjet e ngritura,” ka deklaruar Bogujevci.
Ajo shtoi se rregullat kushtetuese dhe ligjore janë të qarta, dhe se zvarritjet nuk i shërbejnë funksionalitetit institucional të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More