Aktivitete taktiko-teknike të ARM-së në afërsi të policisë së Liqenit në Ohër

nga D. V.

Ohër, 9 qershor – Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga sot deri më 11 qershor, në periudhën nga ora 10 deri ora 16 do të kryejnë aktivitete taktike-teknike në plazhin “Bafalo Biq” në afërsi të policisë së liqenit, kumtoi SPB Ohër.

Anëtarët e Batalionit për forca speciale, siç është theksuar, në ujërat e Liqenit të Ohrit, do të përdorin fishekzjarrë, mjete për efekte zanore dhe pajisje të tjera.

“Të gjitha aktivitetet në kuadër të aktiviteteve taktiko-teknike, përveç atyre ushtarake, do të kenë edhe sigurim policor, të cilin do ta kryejnë pjesëtarët e Stacionit Policor të Ohrit dhe Stacionit policor olr mbikëqyrje kufitare “Liqeni Ohrit (Policia e Liqenit), informoi SPB Ohër.

Ata u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve përgjegjës për sigurimin e kësaj ngjarje të rëndësishme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More