Faton Peci kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës

nga Xh M

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që Faton Peci të jetë kandidati i saj për kryetar të Komunës së Mitrovicës, mëson ekskluzivisht “Jepi zë”.

Burime të sigurta tregojnë që Albin Kurti ka vendosur më herët për Faton Pecin që ta fus në garë për Mitrovicë.

Ndërkaq, mësohet se ky vendim po u kumtohet edhe asamblistëve dhe zyrtarëve të tjerë të partisë në Mitrovicë, në takimin që ka nisur në ora 16:00 në një lokal tek Liqeni.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga partia, por pritet që emri i Pecit të formalizohet së shpejti.

Kujtojmë se Faton Peci doli një nga më të votuarit në listën e VV-së, dhe u mendua se Kurti do ta mbajë për pozita si zëvendëskryeministër e ministër. Mirëpo, ai ka vendosur që ta kthejë në garë lokale në qytetin e tij.

Siç kemi raportuar, kundërkandidatë të Faton Pecit do të jenë Arian Tahiri nga PDK e Gjergj Beka nga AKR. LDK ende nuk ka vendosur në mes tre emrave: Festim Kutllovci, Gëzim Plakolli e Naim Hajra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More