Policia e Kosovës ka ndaluar në Prishtinë një kamion që po transportonte mjete piroteknike.
Sipas raportit të policisë dyshohet se transportimi i tyre po bëhej pa përfillur procedurat ligjore.
Rasti është cilësuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Njësitë policore kanë ndaluar një automjet transportues(kamion), ku gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti ishte duke transportuar mjete piroteknike, dyshohet pa përfillur procedurat e përcaktuara ligjore. Automjeti transportues në përcjellje të policisë është kthyer në depon nga ishte nisur e cila depo ishte pronë e një mashkulli kosovar”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore.