Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës”

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Në Shtëpinë e Kulturës “25 Maji” në Vallandovë sot do të hapet ekspozita “Nëna Terezë – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës”, e cila ofron një retrospektivë të jetës dhe veprës së njërës prej humanisteve më të rëndësishme të shekullit 20. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 23 qershor 2025.

Përmes kolazheve të fotografive dhe tekstit, ekspozita kap momente të rëndësishme në jetën e Nënë Terezës – që nga fëmijëria e saj në Shkupin e vjetër, përmes kalimit nga Gonxhe në motër Terezë, deri te çmimet dhe njohjet më të rëndësishme, vizitat e saj në Shkup, vdekja, lumturimi dhe shenjtërimi i saj. Theks i veçantë i vihet poemës “Falja”, të cilën Nënë Tereza e shkroi gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Indi.

Ekspozita është pjesë e projektit “Karvani kulturor”, qëllimi i të cilit është që ta afrojë historinë dhe trashëgiminë humanitare të Nënës Terezë afër qytetarëve në qytete të ndryshme në Maqedoni.

Siç bënë të ditur organizatorët, pas përfaqësimit debutues në Strumicë në vitin 2012, ekspozita ka tërhequr interesim te shumë institucione kulturore dhe deri më tani ishte vendosur në Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Krushevë, Gjevgjeli dhe Vinicë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More