Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të Avni Agushit nga Ferizaj

nga D. V.

Avni Agushi, 72-vjeçar raportohet se është zhdukur në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Telegrafin, se 72-vjeçari ka dal nga shtëpia ditën e enjte, dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 12.06.2025, rreth orës 11:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankuese, e cila ka raportuar se më 11.06.2025, rreth orës 11:00, bashkëshorti i saj, A. A, 72 vjeç, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më. Në momentin kur është larguar nga shtëpia, kishte të veshura pantallona të shkurtra, mbante syze dhe kapelë. Ai është i gjatë rreth 170 cm, është tullac dhe ka mjekër të bardhë”, tha ai.

Veseli tha lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një shënim zyrtar dhe polici i ka nisur kërkimet.

Edhe familjarët e Avni Agushit kanë shpërndarë fotografinë e tij në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More