Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që menjëherë të de-përshkallëzojnë tensionet, raportoi DPA.
– Bombardime izraelite mbi objektet bërthamore iraniane. Sulme raketore iraniane ndaj Tel Avivit. Mjaft me këtë përshkallëzim. Është koha të ndalet kjo. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë – shkroi Guterres në rrjetin social “X”.
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndaljen e armiqësive, Izraeli dhe Irani për momentin po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit. Përshkallëzimi filloi të enjten, kur Izraeli goditi objektet bërthamore të Iranit, ndaj së cilës Teherani u përgjigj me sulme raketore ndaj Izraelit.
Dani Citrinovich, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Izraelit për Studime të Sigurisë Kombëtare, paralajmëroi se pasojat e këtij konflikti mund të jenë shumë serioze.
– Është e rëndësishme të theksohet: jemi vetëm në fillim të një konfrontimi që ka shumë gjasa të jetë krejt ndryshe nga përplasjet e mëparshme direkte mes Izraelit dhe Iranit – deklaroi Citrinovich për “Wall Street Journal”.
Sipas tij, këtë herë duket se fushata zhvillohet nën moton “gjithçka ose asgjë”, dhe pasojat mund të jenë serioze për të ardhmen e Iranit dhe për stabilitetin e gjithë rajonit.