Arsenali po përgatitë ofertë të përmirësuar për Viktor Gyokeres

nga D. V.

Arsenali po përgatit një qasje të re për sulmuesin e Sporting CP, Viktor Gyokeres, duke e bërë 27-vjeçarin objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sulmuesi suedez thuhet se po mendon të mos paraqitet në fillim të parasezonit, në përpjekje për të detyruar një transferim.

Fillimisht, Topçinjtë u tërhoqën nga negociatat pasi kuptuan se Sporting nuk do të pranonte oferta dukshëm nën klauzolën e lirimit prej 100 milionë eurosh. Oferta e parë e Arsenalit, një propozim verbal prej rreth 55 milionë eurosh, nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit portugez.

Tani, mediumi portugez A Bola raporton se Arsenali po përgatit një ofertë të dytë, e cila pritet të arrijë afër 80 milionë eurove. Ky është minimumi që Sporting mund të marrë në konsideratë për të nisur bisedimet zyrtare.

Gyokeres, i cili ka shënuar 97 gola gjatë dy sezoneve me Sportingun, është i zhgënjyer me klubin që nuk po i plotëson atë që ai e konsideron si një premtim për t’u lejuar të largohet për 60 milionë euro këtë verë.

Sulmuesi ia ka shprehur pakënaqësinë e tij presidentit Frederico Varandas dhe po shqyrton seriozisht mundësinë të mos paraqitet në stërvitjet e korrikut.

Presidenti i Sportingut, nga ana e tij, ka qenë i prerë: “Sporting nuk do të kërkojë klauzolën e lirimit, por ata duhet të më njohin tashmë: kërcënime, shantazhe, fyerje, asnjë nga këto nuk funksionon me mua. Viktor Gyokeres nuk do të largohet për 60 milionë euro plus 10 milionë euro. Kjo lojë që po luan agjenti vetëm sa po i përkeqëson gjërat”.

Përveç Arsenalit, edhe Juventusi, Liverpool dhe Manchester United, tani i drejtuar nga Ruben Amorim, mbeten të interesuar për sulmuesin, megjithatë Gyokeres e ka bërë të qartë se përparësia e tij është kalimi në Emirates.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More