U tha se Bayerni ka arritur marrëveshje me Woltemade, reagon drejtori i Stuttgartit dhe zbulon çmimin e lojtarit

nga D. V.

Më herët gjatë ditës së djeshme (26 qershor), u përhap lajmi se Bayern Munich dhe Nick Woltemade kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare.

Sulmuesi i Stuttgartit ka tërhequr interesim nga klubet më të mira në Evropë, por duket se Bayern është klubi më i mundshëm për ta marrë atë.

Por, drejtori ekzekutiv i Stuttgartit, Alexander Wehrle, i ka hedhur poshtë të gjitha këto zëra, duke pretenduar se sulmuesi i tyre nuk do të largohet.

“Woltemade do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm. Pikë! Stuttgart gjithashtu nuk do ta shiste nën 60 milionë euro”, deklaroi Wehrle.

Sulmuesi 23-vjeçar ende luan për Gjermaninë në turneun Evropian nën 21 vjeç, ku është golashënuesi më i mirë me gjashtë gola.

Në garë për lojtarin janë edhe klube si, Real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Inter.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More